×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiç: Vuçiç më tha se mendon se është mirë të hiqen barrikadat

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 16:34
    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka deklaruar se në bisedën me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ky i fundit u ka treguar për “lirimin e serbëve të arrestuar”, si dhe “mendimin e tij se është mirë që barrikadat të hiqen”, raportoi televizioni “Pink Tv”, përcjell Reporteri.net.

    Rakiç tha edhe se kanë marrë garancione nga KFOR’i se nuk do të ketë dislokim të Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”.

    “Pas këtij takimi, ne do të flasim me popoullin tonë në Kosovë. Kemi marrë lajme me rëndësi në lidhje me lirimin e Pantiç, Nedeljkoviç dhe personave të arrestuar tjerë”.

    “Kemi lexuar garancitë e BE’së dhe ShBA’së që s’do të ketë njerëz që do të arrestohen për protestat tona paqësore të shkaktuara nga terrori i Kurtit. Kemi marrë garancione nga KFOR’i që nuk do të ketë dislokim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Veri të Kosovës”, ka thënë Rakiç.

    Rakiç tha se Vuçiç i ka thënë se “mendon se është mirë të hiqen barrikadat”.

    “Ne nuk i besojmë qeverisë së Kurtit. Mund të them se nuk i besojmë as komunitetit ndërkombëtar. I bëjmë thirrje presidentit serb që të dëgjojë përfaqësuesit e popullit në barrikada. Do të vimë me kërkesa të sakta. Vetëm atij i besojmë”, tha Goran Rakiç.

    Presidenti i Serbisë, siç raportuan mediat serbe, është duke zhvilluar takim me serbët e Kosovës, ku mes tjerash, u lajmërua se po diskutojnë deklaratën e përbashkët të lëshuar nga ShBA dhe BE.

    Madje mes tjerash, është paralajmëruar se në mbrëmjen, përkatësisht rreth orës 8, Vuçiç do të vizitojë edhe, siç e quajnë ata, “linjën administrive” mes Kosovës dhe Serbisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!