×
  • Lajme
  • Lajme / Kushtet meteorologjike

    Reshje shiu që në orët e mëngjesit, policia bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 9:02

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend.

    Në apelin e PK-së kërkohet që të vozitet duke përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, mbajtjen e distancës mes automjeteve.

    “Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet nga policia.

    Gjatë ditës në Kosovë është paraparë të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu. Qysh nga orët e mëngjesit të ditës së martë reshje të shumta shiu kanë  përfshirë vendin, duke vazhduar kohëpaskohe edhe gjatë ditës.

    Duke shkuar nga mbrëmja reshjet e shiut mund të jenë më intenzive, njofton Prishtina Weather, ndërsa  reshje bore priten në vise të larta malore. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!