×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarimi i opozitarëve në APK

    Shtëpi, banesa, para të ruajtura në bankë, vetura e kredi – kjo është pasuria e Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut e Ramush Haradinajt

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 14:39

    Tre krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët.

    Ai ka deklaruar se ka disa vepra arti, libra në vlerë totale 18 mijë.

    Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë, e cila kushton rreth 21 mijë euro.

    Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin e kriptovalutave.

    Ai posedon numër të madh të tyre, duke nisur nga Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic, etj.

    Krasniqi bashkë me bashkëshorten ka deklaruar se kanë mbi 35 mijë euro të ruajtura në bankë.

    Kreu i PDK-së poashtu ka dy kredi për të shlyer.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës është 90 mijë euro.

    Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi të përbashkët në vlerë 200 mijë euro, banesë poashtu të përbashkët në vlerë 260 mijë euro, por që i ka të përbashkëta me familje.

    Abdixhiku para të rujtura në bankë ka deklaruar rreth 7 mijë euro.

    Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasurinë, ku sipas formularit të deklarimit ai ka katër shtëpi, vilë, truall, tokë. Njërën prej shtëpive ai e ka në Golem të Shqipërisë, të cilën e ka blerë në vitin 2022, vlera e të cilës është 340 mijë euro.

    Haradinaj ka deklaruar se posedon veturë personale në vlerë 19 mijë euro, kurse në emër të bashkëshortes veturë BMW në vlerë 8 mijë euro.

    Haradinaj ka deklaruar se është bashkëpronar me 50% të aksioneve në kompaninë HCC, kurse 50% tjetër të aksioneve e ka bashkëshortja.

    Ai ka deklaruar se në emër personal ka të ruajtura në bankë 16 mijë e 180 euro, kurse në emër të bashkëshortes ka deklaruara para të ruajtura 58 mijë e 882 euro.

    Ramush ka deklaruar edhe dy kredi për të shlyer në vlerë 180 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!