Të dënuarit e “Grupit Kumanova”: Shpresën e fundit e kemi te Qeveria Kurti

Dje janë bërë 6 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.


“Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë së Veriut që është kualifikuar nga Gjykata Themelore si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona.

Për këtë ngjarje kanë folur tre personat që kanë luftuar Muhamet Krasniqi i njohur si komandant Malisheva me burgim të përjetshëm, Naser Baraliu poashtu me burgim të përjetshëm dhe Enver Hoxha i dënuar me 40 vite burgim.

Muhamet Krasniqi, komandant “Malisheva”, ka thënë se nisma e gjithë zanafillës ka nisur në Dukagjin.

Ai ka thënë se në lagjen e Trimave është vendosur i fundit, tre orë pa nisur luftimet.

Komandant “Malisheva” ka hedhur akuza duke thënë se në rastin “Kumanova”, janë të përfshirë edhe struktura të Policisë se Kosovës.

Ai nuk ka dhënë emrat e eprorëve të policisë që thotë se ka biseduar.

“Do të merren organet kompetente dhe do të merret drejtësia që e kanë nxit Mirsad Ndrecaj e Beg Rizajn. Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj janë tradhtuar dhe na bashkë me ta jemi të tradhtuar”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur besimin se rasti do të zbardhet pas ardhjes së Qeverisë Kurti.

“Do të zbardhet rasti me qeverinë Kurti dhe do të dalë e vërteta në shesh”, ka thënë ai në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Komandant “Malisheva” më tej thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë presion shtetit që të zbardhet e vërteta.

“Shteti i Kosovës duhet me ju bo presion partive shqiptare në Maqedoni dhe të nxjerret e vërteta. Pika një me u marrë veç me deklaratat e tyre mund të zbardhet e vërteta. Te Qeveria Kurti e kemi shpresën e fundit”, ka thënë ai.

Komandant “Malisheva”, ka thënë se luftën e kanë filluar ushtria maqedonase, dhe ata kanë qenë në gjumë kur kanë hyrë në lagje.

“Kane ardhur me na likuiduar në gjumë”, ka thënë ai.

Kurse, Naser Baraliu paoshtu i dënuar me burgim të përjetshëm ka thënë se nuk e di ku e ka zanafillën e gjithë ngjarja, por se e gjitha sipas tij ishte një kurth.

“Nuk e di ku e ka zanafillën kjo por ishte një kurth, tradhti ish kanë prej fillimit. Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecen i kanë rrejt”, ka thënë Baraliu.

Enver hoxha i dënuar me 40 vite, ka thënë se qe gjashtë vite presin angazhim nga ana politikës, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë. /Reporteri.net/.