×
  • Lajme
  • Lajme / QKUK

    Tre milionë euro investim në Neurokirurgji dhe Kirurgji vaskulare, transformim i sallave operative

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 14:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është bërë transformim rrënjësor në sallat operative në neurokirurgji dhe në kirurgji vaskulare, shkruan Reporteri.net.

    Vitia ka bërë të ditur se janë bërë investim tre milionë euro në to.

    Njoftimi:

    ✅ Neurokirurgji & Kirurgji vaskulare – Transformim rrënjësor i sallave operative

    3 milion euro investim.

    Nga salla pa standarde bazike, në salla të kompletuara me:

    🔸Infrastrukturë bashkëkohore
    🔸Aparatura të nivelit të lartë
    🔸Shërbime të reja që ulin referimin jashtë vendit.
    🔸Trajtim i pacientëve pa ndërhyrje të hapura operative
    🔸 Sallë e veçantë për venat, me qëllim të uljes së listës së pritjes
    👉🏻 Për herë të parë janë të siguruara filter zonat për reduktimin e infeksioneve intraspitalore
    🔷 Për këto shërbime të reja brenda QKUK më herët janë shpenzuar miliona euro për t’i siguruar ato si trajtim jashtë institucioneve publike.

    Vijojmë punën klinikë për klinikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!