×
  • Lajme
  • Lajme / Policia nis hetimet

    Vdes një grua në Rahovec pasi u rrëzua nga një lartësi

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 8:51
    Foto: Ilustrim

    Një rast vdekjeje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec. Viktimë është një grua.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Kështu kanë deklaruar familjarët pasi e njëjta është sjellë pa shenja jete në emergjencë.
    Policia ka bërë të ditur se rasti i vdekjes është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “HETIM I VDEKJES

    Rahovec 22.04.2024 – NN. Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!