×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Pezullohet kontrata korruptive e Komunës së Prishtinës ku fituese u shpall kompania e bashkëpunëtores së Përparim Ramës

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 15:53

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se është pezulluar kontrata korruptive “Digjitalizimi i proceseve edukativo-arsimore” e Komunës së Prishtinës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas tyre, u dëshmua edhe njëherë që qeverisja e Prishtinës qëllim kryesor ka pasurimin e bashkëpunëtorëve dhe miqve.

    Postimi i plotë:

    PEZULLOHET KONTRATA KORRUPTIVE E KOMUNËS SË PRISHTINËS

    Pas denoncimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u ndalua edhe një tentativë e pushtetit komunal për ta keqpërdorur buxhetin e Prishtinës.

    Pas alarmit tonë për kontratën e dyshimtë dhe abuzive për “Digjitalizimin e proceseve edukativo-arsimore”, ku fitues u shpall oferta më e lartë dhe pronarja e kompanisë doli të jetë bashkëpunëtore e Kryetarit Përparim Rama e mbështetëse e madhe e Lumir Abdixhikut, dhe pas ankesave të operatorëve tjerë konkurues, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka vendosur PEZULLIMIN e këtij aktiviteti.

    U dëshmua edhe njëherë që kjo qeverisje në kryeqytet, me të gjitha format dhe në secilin rast, qëllim kryesor e ka pasurimin e bashkëpunëtorëve dhe miqve, gjithmonë në dëm të pasurisë publike të qytetarëve të Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!