×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra kërkon nga Serbia të mos e bllokojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 19:23

    Përfaqësuesja e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga të dy palët t’i realizojnë premtimet e tyre.

    Ajo i bëri thirrje Serbisë të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    “I bëjmë thirrje Serbisë që të heq çdo paqartësi në lidhje me përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka thënë përfaqësuesja e Zvicrës.

    Gjithashtu, ajo kërkoi ng< Kosova që të themlojë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa vonesa, dhe kërkoi ndërtim të marrëdhënieve konstruktive mes dy vendeve. “Të dy palët ndajnë përgjegjësi për uljen e tensioneve. Eskalimet si ajo e Banjskës duhet të shmangen me çdo kusht dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, tha ajo. Ndërsa për votimet në veru që u mbajtën të dielën në veri, përfaqësuesja e Zvicrës ndjeu keqardhje që serbët nuk morën pjesë. “Zvicra ndjen keqardhje që komuniteti serb nuk mori pjesë. Inkurajojmë qeverinë e Kosovës të shtojë përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në shoqëri,” tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!