×
  • Sport
  • Sport / Në ora 16:00

    Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj sot kërkon titullin WBA, bokson kundër Damir Beljo

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 11:50

    Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, sot do të përballet me boksierin nga Bosnja dhe Hercegovina, Damir Beljo, në Munich të Gjermanisë, shkruan Reporteri.net.

    Meçi do të zhvillohet në palestrën e njohur ‘BMW Park’.

    Ata do të ndeshen për titullin “WBA Continental Europe Cruiserweight”.

    Postimi i boksierit:

    Të dashur miq dhe sportdashës!

    Ditën e nesërme do të ngjitem përsëri në ring në BMW Park Arena München, në një ndeshje me një kundërshtar shumë të fortë, Damir Beljo, i cili ka një rekord 27-1.

    Eventi do të fillojë në orën 16:00 dhe do të transmetohet live në DAZN, RTSH dhe Dukagjini TV.

    Ju ftoj të më ndiqni.
    Faleminderit.
    #teamUldedaj

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!