×
  • Sport
  • Sport / Gjysmëfinalja

    Drama në Wembley, një prej gjysmëfinaleve më të mira të Kupës FA

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 18:37

    Ekipi i Coventry ka arritur ta dërgojë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA në vazhdime duke zhbërë epërsinë prej 3 me 0 nga Manchester Unitedi.

    Ekipi nga Championshipi bëri mrekullinë teksa Unitedi tregoi edhe një herë në formën e dobët të cilën ka kaluar gjatë tërë sezonit.

    Golat për Unitedin i realizuan Scot McTominay, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes.

    Coventry u kthye në lojë me golat e Sims, O’Hare dhe Wright.

    Tashmë kanë nisur vazhdimet e gjysmëfinales.

    Fituesi i këtij dueli do të përballet me Manchester Cityn në finale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!