×
  • Sport
  • Sport

    “Hyjnesha në Fron” i dhurohet Haxhi Krasniqit nga Përparim Rama

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 16:42

    Haxhi Krasniqi është pritur këtë të hënë në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    I pari i kryeqytetit i dhuroi boksierit nga Kosova “Hyjneshën në Fron”, simbolin e vërtetë të qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu siç e vlerësoi edhe Krasniqin.

    Rama e falënderoi “Robinin” për siç tha ai, që e ka vënë vendin tonë në hartat botërore.

    Postimi i plotë nga Rama:

    “Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

    Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm.

    Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja

    Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!

    Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!