×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli mbetet në garë për titull

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 20:06

    Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas barazimit e një humbjeje të regjistruara në xhirot paraprake.

    Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34

    Takimi në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 1:3.

    Trent Alexander-Arnold (32’), Ryan Gravenberch (53’) dhe Diogo Jota (72’) realizuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

    Ndërkaq, golin e vetëm për londinezët e shënoi Timothy Castagne (45+2’).

    Liverpooli pas kësaj fitore ka 74 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me pikë të barabarta me liderin, Arsenalin.

    Manchester City është i treti me 73 pikë, por ka një ndeshje më pak.

    Fulhami ndodhet në pozitën e 12-të me 42 pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!