×
  • Sport
  • Sport / Derbi i qytetit

    Unitedi mezi mposht Coventryn për të prekur finalen e Kupës FA

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 19:57

    Manchester Unitedi ka siguruar finalen e Kupës FA, por është turpëruar ani pse ka fituar vetëm pas penalltive me Coventry Cityn që zhvillon garat në Championship.

    Ekipi i Coventry ka arritur ta dërgojë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA në vazhdime duke zhbërë epërsinë prej 3 me 0 nga Manchester Unitedi.

    Ekipi nga Championshipi bëri mrekullinë teksa Unitedi tregoi edhe një herë në formën e dobët të cilën ka kaluar gjatë tërë sezonit.

    Golat për Unitedin i realizuan Scot McTominay, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes.

    Coventry u kthye në lojë me golat e Sims, O’Hare dhe Wright.

    Në finale të Kupës do të ketë derbi të qytetit nga Manchesteri.

    Manchester City një ditë më parë mposhti Chelsean në gjysmëfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!