×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi

    “Trafiku Urban” paralajmëron pezullim të plotë të transportit nga java e ardhshme, fajëson Ministrinë e Financave

    Reporteri
    20 Nëntor 2025 | 15:43

    Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka paralajmëruar se nga java e ardhshme, ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

    “Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët. Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt”, thuhet në njoftim.

    Kjo ndërmarrje ka apeluar për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për “rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!