×
  • Extra
  • Lista

    Dhjetë gënjeshtrat më të mëdha të thëna ndonjëherë në histori

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 10:30

    Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është edhe gënjeshtra. Historia jonë është e pasur me histori se si mashtrues profesionistë të respektuar, apo edhe qeveritë kanë gënjyer për të arritur ambiciet e tyre apo për të mbrojtur veten.

    Dhe historitë apo motivimi pas gënjeshtrave të tilla monumentale, janë gjithmonë mbresëlënëse për t’u lexuar. Ja cila është prapaskena e 10 gënjeshtrave më të mëdha që janë treguar ndonjëherë në histori.

    Premtimi i Çarls Poncit për 50 për qind fitim brenda 90 ditëve
    Çarls Ponci i bindi njerëzit se skema e tij e shit-blerjes së kuponëve postarë, mund

    t’u garantonte atyre brenda 90 ditëve një fitim prej 50 për qind të shumës fillestare të investuar. Njerëzit e besuan gënjeshtrën e tij dhe filluan të investojnë, dhe kjo e shtyu atë të krijoi kompaninë e tij në janar 1920 të quajtur Kompania e Shkëmbimit të Vlerave. Tetëmbëdhjetë njerëz investuan në muajin e parë dhe u paguan muajin tjetër me paratë e mbledhura nga një grup më i ri investitorësh. Kjo seri investimesh arriti kulmin kur Ponci nisi të fitonte deri në 250.000 dollarë në ditë.

    75 për qind e forcave të policisë së Bostonit kishin vendosur paratë e tyre në skemë. Edhe pse vijoi të hynte kapital në kompaninë e tij, Ponci nuk gjeti ndonjë mënyrë si t’i përdorte paratë për të gjeneruar fitim. Kjo skemë piramidale ekzistoi për gati një vit, kur paniku i shkaktuar nga një raport i Bankës Masaçusets e rrëzoi atë, duke nxjerrë në pah se në fakt Ponci “po grabiste Peterin për të paguar Polin”.

    Pirja e duhanit nuk e dëmton shëndetin e njerëzve
    Deri në mesin e viteve 1950, kompanitë e duhanit sponsorizuan shumë studime dhe kërkime, duke i kërkuar mjekëve që të gënjejnë për markat e tyre, për t’i bërë ato të dukeshin më pak të dëmshme se sa ato të konkurrentëve të tyre. Forca e varësisë nga duhanit u zvogëlua, dhe u krahasua me atë të çajit.

    Edhe pasi studimet vërtetuan një lidhje direkte midis kancerit të mushkërive dhe pirjes së duhanit, këto kompani vazhduan të gënjejnë, duke pohuar se gjetjet e studimeve të tilla nuk ishin përfundimtare. Kështu edhe në vitin 1994, Xhejms Xhonson nga “RJ Reynolds” u shpreh gjatë raportimit të tij në komitetin e Kongresit Amerikan se:“Pirja e duhanit nuk krijon më shumë varësi tek njeriut sesa kafeja apo çaji”.

    Mjekët u distancuan nga promovimi i cigareve, por kompanitë e duhanit e mohuan me vendosmëri se pirja e duhanit shkakton kancer deri në vitin 1988, kur një padi në gjykatë solli shpërbërjen e Komitetit për Kërkimet Shkencore mbi duhanin.

    Njeriu i Piltdaun: Hallka që mungon në teorinë e evolucionit
    Më 18 dhjetor 1912, Çarles Douzën prezantoi kafkën e Eoanthropus Dawsoni, një hallkë e munguar midis njerëzve dhe majmunëve në Teorinë e Evolucionit. Fosili kishte kafkën e një njeriu dhe nofullat e një majmuni, duke pohuar teorinë e gabuar të kohës se nofulla evoluoi pas evolucionit të trurit të njeriut.

    Megjithëse disa ekspertë ngritën dyshime mbi metodën e rindërtimit, Njeriu i Piltdaunit u pranua si një fakt shkencor. Por 4 dekada më vonë, në vitin 1953 shkencëtarët vërtetuan se Njeriu i Piltdaunit ishte një mashtrim i qëllimshëm i krijuar nga Douzën.

    Muri i Berlinit filloi me një gënjeshtër
    Vetëm 2 muaj para se të fillonte ndërtimi i Murit të Berlinit, ish-udhëheqësi i Gjermanisë Lindore, Valter Ulbriht, tha gënjeshtrën më të famshme të asaj dekade:“Askush nuk ka ndërmend që të ndërtojë ndonjë mur!”.Gjashtëdhjetë vjet më parë, Berlini Lindor po planifikonte të krijonte një qytet të lirë, dhe ishin përhapur zëra se kjo do të kërkonte ndërtimin e një muri për të mbyllur kufirin.

    Kur Ulbriht u pyet për këtë gjënë një konferencë shtypi në korrikun e vitit 1961, ai gënjeu hapur duke thënë se nuk kishte asnjë plan për të ndërtuar një mur. Por dy muaj më vonë, nisi edhe ndërtimi i murit që do të kishte një gjatësi prej 150 km, duke ndarë familjet dhe vendin për gati 3 dekada.

    Mohimi i katastrofës në Çernobil
    Pas shpërthimit aksidental në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, qeveria sovjetike e gënjeu në fillim botën për të mbuluar katastrofën që kishte ndodhur, e vonoi procesin e evakuimit dhe ofroi një version të manipuluar të dëmeve që kishte shkaktuar ai.

    Për pasojë, vendet fqinje u ekspozuan ndaj pasojave radioaktive. Shpërthimi ndodhi në reaktorin bërthamor nr.4 të centralit bërthamor të Çernobilit. U deshën 18 orë që autoritetet të pranonin se kishte ndodhur një aksident, që po përhapte sasi të mëdha radioaktiviteti në atmosferë.

    Pas 2 shpërthimeve të tjera, Pripiati, qyteti që strehonte punëtorët e centralit bërthamor, u ekspozua ndaj një sasie radioaktiviteti prej rreth 320-330 mikro-roentgen në sekondë. Por qeveria sovjetike hezitoi të pranonte përmasat e vërteta të katastrofës dhe ndërpreu linjat telefonike për të ndaluar përhapjen e lajmeve.

    Punëtorëve të centralit iu ndalua të flisnin me familjen dhe miqtë për incidentin. Por kur u rritën nivelet e rrezatimit, erdhi më në fund edhe urdhri për evakuim, por kjo pas vetëm 36 orësh. Ishin shkencëtarët në Suedi, ata që zbuluan vetë pasojat radioaktive, në vend se të informoheshin nga Bashkimi Sovjetik. Mijëra njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të lidhura me rrezatimin.

    Anastasia: Princesha e rreme
    Një grua që përfundoi në një spital psikiatrik të Berlinit në shkurtin e vitit 1920, pretendonte se ishte Dukesha e Madhe Anastasia Romanova, princesha ruse që mendohej se ishte vrarë nga revolucionarët bolshevikë bashkë me familjen e saj në vitin 1917.

    Ajo kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me princeshën ruse. Ana Anderson u shpëtua nga mbytja në Kanali Landvehr në kryeqytetin gjerman dhe më pas u shtrua në spital. Ajo refuzoi që të zbulonte identitetin e saj deri në vitin 1922, kur pretendoi se ishte Dukesha e Madhe Anastasia.

    Ndërsa emigrantët rusë që kishin mërguar nga Rusia për shkak të revolucionit e përkrahën, Ana u zbuloi se si u shpëtua nga një ushtar bolshevik teksa ishte plagosur rëndë nga toga e pushkatimit. Elokuenca dhe ngjashmëria e saj me Anastasian, e ndihmuan atë të fitonte besimin e përkrahësve të monarkisë, që ishin ende të shumtë në Rusi.

    Shumë të afërm të Romanovëve e morën në pyetje. Disa ishin të impresionuar nga njohuritë e saj mbi detajet e familjes mbretërore, ndërsa të tjerë ishin skeptik pasi ajo nuk mund të tregonte shumë ngjarje të jetës së princeshës. Por për këto të fundit u fajësua sëmundja e saj mendore.

    Ajo u përpoq të krijonte një identitet ligjor përmes proceseve gjyqësore, por dështoi disa herë dhe vdiq në vitin 984. Në vitin 1991, një test i ADN-së i mbetjeve të zhvarrosura të familjes Romanov arriti në përfundimin se mungonin eshtrat e djalit të vogël dhe njërës nga vajzat, duke ngritur sërish spekulime se Anderson mund të ishte në fakt Anatasia. Por një test i ADN-së në vitin 1994, vërtetoi përfundimisht se ADN-ja e Anderson nuk përputhej aspak me atë të eshtrave të Romanovëve.

    Gënjeshtra që nxiti Lëvizjen për të Drejtat Civile
    Në vitin 1955, gruaja e bardhë Karolin Donham, akuzoi 14-vjeçarin Emet Till, një djalë të

    ri me ngjyrë, për ngacmim seksual. Bazuar në akuzën e saj, Till u torturua dhe u vra nga bashkëshorti i saj në bashkëpunim me gjysmë-vëllain e tij. Gjashtë dekada më vonë, gruaja e pranoi se adoleshenti nuk e kishte prekur me dorë dhe as ngacmuar me fjalë.

    Për shkak të kësaj akuze juria e kohës shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit Roi Brajant dhe J.W.Milam. Madje në dëshminë e saj Karolin tha se Till kishte marrëdhënie intime me te tjera gra të bardha. Çështja mbeti e hapur dhe të afërmit e Till vazhduan të luftonin për drejtësi. Gjashtë dekada më vonë në vitin 2007, Dohman theu heshtjen dhe i tha të vërtetën shkrimtarit Timoti Tajzën, që vazhdoi librin me titull “Gjaku i Emet Till”.

    Gënjeshtrat e nazistëve
    Makina propagandistike e Adolf Hitlerit dhe regjimit të tij, është një nga shembujt më

    të famshëm se si një shtet mund të manipulojë qytetarin e tij përmes trillimeve dhe gënjeshtrave. Në vitin 1939, për të fituar mbështetjen e gjermanëve për pushtimin e Polonisë, ajo organizoi një sulm të inskenuar nga Polonia në një stacion radio-komunikimi në Glevic. Ndërsa lufta po vazhdonte, regjimi gënjeu gjithashtu edhe mbi keqtrajtimin e hebrenjve në Poloni, në getot dhe kampet gjermane, duke i quajtur ato azile pensionistësh.

    Titaniku nuk mund të fundoset
    Transaqeaniku i famshëm “RMS Titanic” ishte shpallur si i pafundosshëm. Një nga tiparet e tij të theksuara të sigurisë, ishin ndarjet e papërshkueshme nga uji. Ato ishin projektuar si kavanoza qelqi pa kapak, duke mos lejuar vërshimin e ujit. Edhe pse shumica e reklamave mbi “RMS Titanic” u përqendruan tek madhësia dhe luksi i tij, u përmendën gjithashtu edhe veçoritë e tij më të fundit të sigurisë që e bënin atë të pathyeshëm.

    Anija kishte më shumë varka shpëtimi sesa kërkohej nga bordi i sigurisë detare, një sistem të komunikimit në radio më të mirin e kohës, dhe ndarje inovative të papërshkueshme nga uji, dyert e të cilave mund të mbylleshin shpejt nga një çelës qendror.

    Por kur ajsbergu goditi anijen, uji u fut në ndarjet e prekura nga përplasja, duke fundosur gradualisht të gjithë mjetin. Anija u mbyt, duke i marrë jetën 1500 njerëzve. Njerëzit ishin aq të bindur mbi sigurinë absolute të saj, saqë në fillim zëvendëspresidenti i kompanisë së lundrimit nuk i besoi raportet se Titaniku ishte duke u fundosur.

    Gënjeshtra e Nairah
    Më 10 tetor 1990, një vajzë e quajtur Nairah, 15-vjeçe dëshmoi përpara Grupit të të Drejtave të Njeriut të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, se ushtarët irakianë morën 500 inkubatorë me foshnjat e porsalindura në një spital të Kuvajtit, duke i lënë qëllimisht të vdisnin.

    Ajo dëshmi emocionale u përdor si një justifikim nga administrata e Bushit, për të ndërhyrë dhe mbështetur Kuvajtin në Luftën e Gjirit. Një vit më vonë, u zbulua se dëshmia ishte një truk i PR nga qeveria e Kuvajtit dhe e SHBA-së, për të nxitur mbështetjen e opinionin publik ndaj asaj lufte.

    Një degë e organizatës “Human Rights Watch” në Lindjen e Mesme e hetoi çështjen duke arritur në përfundimin se dëshmia e Najirah ishte një gënjeshtër. Mjekët në spital u thanë hetuesve se materniteti kishte në fakt vetëm 30 inkubatorë. Asnjë prej foshnjave nuk u rrëmbye dhe asnjë nga inkubatorët nuk u grabit.

    Një tjetër investigim intervistoi vetë Nairah, ku ajo ndryshoi deklaratën e saj se kishte

    parë vetëm një foshnjë pa inkubator, dhe atë për një moment të shkurtër. E gjithë fushata propagandistike u sajua nga një kompania amerikane e marrëdhënie me publikun “Hill & Knowlton” e kontraktuar enkas nga qeveria e SHBA-së dhe Kuvajtit. Nairah ishte në fakt vajza e ambasadorit të Kuvajtit në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!