×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebooku bie nga sistemi

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 17:25

    Rrjeti më i madh social, Facebook, ka rënë nga sistemi në pasditën e së mërkurës.


    Përdorues të shumtë kanë raportuar probleme me kyçjen në faqen e Facebookut apo në postime.

    “Facebooku ka rënë për shkak të mirëmbajtjes tani, por ju do të jeni në gjendje të ktheheni për pak minuta. Faleminderit për durimin derisa po rifreskoni faqen”, shkruan në sqarimin e Facebookut kur njerëzit provojnë të kyçen në të, transmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se probleme të tilla ky rrjet social dhe simotra e tij, Instagram, kanë qenë jo të rrala kohëve të fundit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!