×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarimi në APK

    Aksionar në biznes, shtëpi, lokal, kjo është pasuria e Xhelal Sveçlës

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 13:19
    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Sveçla ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët në vlerë 600 mijë eurove dhe po ashtu edhe një lokal poashtu të përbashkët në vlerë të 650 mijë eurove.

    Ai ka deklaruar gjithashtu se është aksionar 100 për qind në biznesin “Dhomi”, dhe 50 për qind me bashkëshorten e tij, në “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

     

    Para të gatshme, Sveçla ka deklaruar 762 euro kursime në një bankë në Kosovë dhe mbi një mijë e 500 në një tjetër.

    Kurse në emër të gruas ka deklaruar kursime rreth 7 mijë euro.

    Ka deklaruar se ka dy kredi për të shlyer një në vlerë 15 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 5 mijë euro.

    Ndërsa ka deklaruar poashtu një kredi në vlerë mbi 28 mijë euro për të shlyer në emër të gruas.

    Pagën vjetore si ministër e ka deklaruar në vlerë 16 mijë e 630 euro, mëditje nga udhëtimet 2 mijë e 280 euro.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!