×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 23:10

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, ka shprehur vlerësimin e lartë për kontributin e këtij komuniteti, të dhënë për shtetndërtimin e Kosovës.

    Konjufca tha se komuniteti turk në Kosovë është shembulli më i mirë se shtetet, jodomosdo identifikohen vetëm me komunitetin shumicë.

    ”Turqit e Kosovës janë komuniteti që shtetin e Kosovës e përjetojnë si shtetin e tyre, sepse kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës dhe po kontribuojnë çdo ditë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

    Më tej, Konjufca tha se është krenar që Kosova është model rajonal dhe evropian i trajtimit të barabartë, konstitucionalisht e politikisht i të gjitha komuniteteve në vend.

    ”Kryetari i Kuvendit theksoi se qytetarët turq të Republikës së Kosovës janë plotësisht të integruar, jo vetëm në jetën politike e institucionale, por në çdo sferë të jetës shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore, etj”.

    “Kjo bashkëjetesë paqësore e vëllazërore e komunitetit turk me komunitetin shqiptar, si dhe me komunitetet tjera, ishte një urë e fuqishme e lidhjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, tha tutje Konjufca.

    Ai tutje tha se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike, si një vend mik i shqiptarëve dhe aleat i rëndësishëm i NATO-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!