×
  • Lajme
  • Lajme / Liria e mediave

    Kurti e pranon se duhet të punojë më shumë me mediat dhe të jetë transparent

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 16:49

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Twitter për Ditën Ndërkombëtare për Lirinë e Mediave.

    Në rrjetin social “X”, Kurti ka shkruar se qeveria e tij është e gatshme që të adresojë shqetësimet e mediave.

    “Në ditën botërore të Lirisë së Mediave, ne duam të pranojmë përpjekjet që duhen për t’i dhënë dritë të vërtetës në periudhë të armatosjes së dezinformimit. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e mediave dhe të punojë për peizazh më transparent dhe plural”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

    Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të.

    Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, thuhet se mediat në Kosovë, pavarësisht se vazhdojnë t’i mbajnë përgjegjës politikanët, gazetarët vazhdojnë të jenë “cak i sulmeve politike”.

    Në raport thuhet se gjatë vitit, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike dhe “rrjetet kriminale kanë penguar punën e tyre”. Në raport thuhet po ashtu janë rritur paditë SLAPP [padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike] ndaj gazetarëve.

    “Edhe pse sulmet po hetohen nga policia dhe prokuroria, rastet rrallë ndiqen penalisht. Sulmet ndaj gazetarëve janë rritur në kohën e tensioneve politike mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në raport.

    Gazetarët kanë qenë cak i sulmeve fizike gjatë raportimeve të tyre majin e vitit të kaluar në veri të Kosovës, kur u rritën tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe.

    Në raportin e Reporterëve pa Kufij u tha po ashtu se mediat në Kosovë janë të varura nga reklamat qoftë “nga Qeveria apo nga partitë politike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!