×
  • Lajme
  • Lajme / Denoncimi

    Ish-rektori për profesorin e akuzuar për ngacmime seksuale: Këshilli i Etikës pa fije integriteti, të merren masa më shpejt

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 22:31

    Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Enver Hasani ka folur për akuzat për ngacmim seksual nga profesori Xhevat Krasniqi.

    Hasani tha se Këshilli i Etikës është pa fije integriteti.

    “Kjo është një situatë e mjerueshme për të gjithë ne që punojmë aty. Ata që kan protestu s’kan faj. Prap po e përsëris po të ishte supendu (profesori) rrin në shtëpi kryhen procedurat, pa paragjyku fajësinë. Unë jam i bindur që pjesa dërmuese janë burra e gra të ndershme dhe për hatër të tyre mendoj që udhëheqësi duhet me na mbrojtë, duhet me mbrojtë inistitucionin me i ndjekë procedurat dhe jo me leju prap po e përsëris Komisionin e Etikës pa fije integriteti, në atë moment që i ka legalizu diplomat falso të atij tjetrit dhe këtu si sillet del e mban mbledhje e bëjnë shou, dmth s’është i denjë për komision”, tha Hasani në T7.

    “Këto protesta janë pasojë e moskanalizimit të frustrimit dhe padrejtësive që ju bëhën studenteve dhe studentëve nga një segment shumë i vogël i UP-së”, u shpreh ai.

    Ndryshe, 27 studentë të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar për ngacmim seksual edhe në Policinë e Kosovës profesorin Xhevat Krasniqi.

    Nga data 26 mars kanë filluar protestat me kërkesë shkarkimin e tij.

    Edhe sot u zhvillua një protestë. Studentët e bllokuan profesorin Krasniqi, derisa ndërhyri edhe Policia e Kosovës.

    Xhevat Krasniqi është profesor i rregullt i matematikës në Fakultetin e Edukimit dhe në muajin mars 2024 është raportuar se 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar në Këshillin e Etikës të UP-së, me akuzën për ngacmim seksual.

    Krasniqi ka ligjëruar në Fakultetin e Mjekësisë si profesor i angazhuar nga fakultetet e tjera brenda UP-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!