×
  • Lajme
  • Lajme / FOTO

    Kështu do të duket tuneli që do të ndërtohet në rrugën “Agim Ramadani” në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 12:17

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se do të ndërtohet tuneli në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytetit, shkruan Reporteri.net.

    Në Facebook, i pari i Prishtinës ka publikuar edhe disa fotografi se si do të duket ky tunel.

    Kryetari Rama ka thënë se tuneli pritet të lidh Prishtinën e vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skënderbeu, Zahir Pajaziti dhe Xhorxh Bush e deri te Katedralja.

    Postimi i plotë:

    Transformimi i Prishtinës po vazhdon🤩

    🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.

    🏙️Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.

    Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët🚶‍♀️🌳

    Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!