×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet fizikisht kamerieri i një kafeterie në lagjen Dardania, arrestohet personi i dyshuar

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 8:40

    Një kamarier është sulmuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga një person, i cili është arrestuar pas intervistimit nga Prokurori.

    Rastin e ka raportuar në Polici, vet kamarieri i cili ishte sulmuar derisa ishte në vendin e punës, shkruan Reporteri.net.

    “Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”.

    “Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!