×
  • Lajme
  • Lajme / Inspektim

    KFOR-i tregon a gjeti substanca helmuese në zonën ku inspektoi në Pejë

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 18:46

    Pjesëtarë italianë të KFOR-it kanë inspektuar zonën e materialeve industriale toksike, të njohur si “Eurosteel”, në Pejë.

    Inspektimi u krye nga KFOR-i në bashkëpunim edhe me institucione të Kosovës, përfshirë strukturën civile për mbrojtjen e ambientit dhe planifikimit urban, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe FSK-në.

    Inspektimi u zhvillua në kuadër të programit për monitorim dhe kontroll të KFOR-it në zonat ku është raportuar për substanca potencialisht të dëmshme për shëndetin.

    “Specialistët italianë verifikuan mbylljen korrekte të fuçive në zonë dhe vazhdon me analizimin e të dhënave. Matjet më pas u krahasua me të dhënat e marra më herët për të vlerësuar trendin dhe për të identifikuar ndonjë dëmtim potencial të ambientit. Rezultati konfirmoi se nuk u zbulua asnjë rrezik për shëndetin”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!