×
  • Lajme
  • Lajme / Mbështetja

    Kurti për telefonatën me Macron: Shpresoj se Franca do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në KiE pa Asociacionin

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 23:29

    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa kushtëzime të mëtejme, që i bie që të japë votën e saj pa dërgimin e draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

    Kryeministri informoi se Macron ka insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.

    “Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votë historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, shkruan Kurti.

    Kreu i Francës ka kërkuar përparim të shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!