×
  • Lajme
  • Lajme / Rruga drejt KiE

    Milanoviq thotë se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në KiE

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 22:07
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq

    Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka deklaruar të martën se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Kështu është shprehur ai në takimin me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli hasani në Zagreb.

    Milanoviqi gjithashtu e ka konfirmuar mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    “Ai përsëriti besimin e tij se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të kishin qenë tashmë në fazën përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ky shtet është tashmë anëtar i NATO-s për 15 vjet”, thuhet në njoftimin e Presidencës kroate.

    Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, më 27 mars ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

    Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

    Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte katalizator që “Kosova të vazhdonte të bënte përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe të adresojë sfidat dhe çështjet shqetësuese”, tha Komiteti për Politikë dhe Demokraci./Reporteri.net/.

    Kosova edhe një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!