×
  • Lajme
  • Lajme / Asambleja Parlamentare

    Kosova edhe një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 22:30

    Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti të martën raporton që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg, shkruan Reporteri.net.

    Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

    Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

    Kosova kalon me sukses sfidën e parafundit drejt anëtarësimit në KiE

    Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua.

    Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan në Asamble, 131 deputetë votuan për

    Krerët shtetërorë të Kosovës mirëpritën vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.

    Kurti pas votimit në Asamblenë Parlamentare: Miratim kumbues i rekordit të Kosovës për demokracinë dhe sundimin e ligjit

    Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].

    A mund të pengohet Kosova në rrugën drejt Këshillit të Evropës? Flet numri dy i diplomacisë, Ahmeti

    Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, javë më parë në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, ka treguar rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë.

    “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e vendit. Kjo sepse do t’i hapej mundësia secilit qytetar që në rastet kur drejtësia nuk vihet në vend në institucionet e Kosovës dhe pasi të jenë konsumuar ato, rastet të dërgohen në një nivel supranacional, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, apo siç njihet ndryshe si Gjykata e Strasburgut”, u shpreh Ahmeti.

    Votimit i parapriu një debat që zgjati më shumë se dy orë. Shumica e deputetëve që morën fjalën e mbështetën anëtarësimin e Kosovës. Megjithatë, deputetët nga Franca thanë se do të ishte mirë që Kosova të bëjë hapat e parë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para votimit final të ministrave në maj.

    Autorja e raportit për Kosovën, Dora Bakoyannis, që është ish-ministre e Jashtme e Greqisë dhe motra e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis, në fillim të debatit tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale, duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

    Po vazhdon diskutimi në Asamblenë Parlamentare të KiE për anëtarësimin e Kosovës, flet Bakoyannis

     

    Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

    Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj.
    Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

    Por, ka zëra në qarqet diplomatike që thonë se anëtarësimi i Kosovës mund të mos vendoset fare në agjendën e takimit e ministrave në maj.

    Kjo lidhet edhe me aktivitetin e vendeve të QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, të cilat zakonisht e mbështesin Kosovën, por tani duan të shohin nga Kosova lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!