×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura maksimale deri në 14 gradë

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 7:57

    Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Vranësirat në pjesën veriore dhe veriperëndimore të Dukagjinit mund të sjellin riga shiu, në viset e larta reshje të dobëta bore.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga pjesa veriperëndimore me shpejtësi 1-5m/s. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!