×
  • Lajme
  • Lajme / "Dialogu në ngërç"

    Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 17:09

    Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, për herë të parë ka folur për mundësinë që të zëvendësojë Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

    Pahor ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

    Ish presidenti slloven theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

    “Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai, raportoi Kosovo Online.

    Diplomatit sllovak Miroslav Lajçak i kanë mbetur edhe pak muaj si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.  Nominimi i tij për këtë post tashmë është bërë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Lajçak shpesh u akuzua për qëndrim jo neutral.  Vetë kryeministri Albin Kurti e akuzoi  disa herë ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës. /Reporteri.net/

    Lajçaku e ka të shkruar që të dështojë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!