×
  • Lajme
  • Lajme / Diskriminimi sistematik

    Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë nga Serbia duhet ndaluar menjëherë

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 10:59
    Eurodeputetja e të gjelbërve gjermanë, Viola von Cramon

    Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Von Cramon tha se ka pasur takim të rëndësishëm me përfaqësuesit shqiptar, ku pjesë e takimit ishin Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa.

    Ajo tha se diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Serbia është i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

    “Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, ka shkruar Cramon.

    Shqiptarët e komunave Medvegjë, Bujanoc e Preshevë e Bujanoc janë duke vazhduar të përballen me problemin e pasivizimit të adresave nga ana e autoriteteve shtetërore në Serbi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!