×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari dhe komentatori i njohur kosovar thotë se Berisha dhe Zhegrova janë përleshur në zhveshtore pas ndeshjes me Slloveninë

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 13:17

    Kombëtarja e Kosovës nuk arriti rezultate të mira në ndeshjet e tetorit dhe përveç kësaj tani janë zbuluar disa prapaskena interesante nga Agim Kasapolli


    Kosova në tetor humbi nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, derisa më pas barazoi me Greqinë, shkruan Reporteri.net

    Para ndeshjes me Greqinë, tre futbollsitët e Kosovës, Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova u larguan nga Kombëtarja.

    Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FFK, deklaroi se lojtarët e lartpërmendur vuanin nga lëndime të vogla, ndërkohë që ditën e djeshme, gazetari dhe komentatori i njohur kosovar, Agim Kasapolli, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, duke pretenduar se Valon Berisha dhe Edon Zhgrova janë përleshur me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes.

    “Kam informata se Zhegrova dhe Valon Berisha kanë pasur përleshje në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes ndaj Sllovenisë,” ka thënë Kasapolli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!