×
  • Sport
  • Sport / Superliga

    Llapi mbetet në garë për titull me fitoren ndaj Fushë-Kosovës

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 17:17

    Llapi ka mposhtur Fushë-Kosovën me rezultat minimal për të vazhduar garën për titull.

    Ndeshja e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 1:0.

    Golin e fitores për llapjanët e realizoi Ilir Krasniqi në minutat shtesë të takimit, ndërkaq më herët humbi një penallti Muhamet Hyseni.

    Llapi pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe tani renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Ballkani, dhe me pikë të njëjta me Dritën, që mban pozitën e tretë.

    Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit (9) me 20 pikë të grumbulluara.

    Te fitorja sot u rikthye edhe Prishtina, duke triumfuar minimalisht ndaj Malishevës në “Liman Gegaj”.

    Hasan Hyseni (68’) realizoi golin e fitores për prishtinasit.

    Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 71-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Rilind Haziraj.

    Prishtina pas kësaj fitore ka 43 pikë në pozitën e pestë, kurse Malisheva mbetet e katërta me 52 pikë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!