×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Qëndrimi i PDK-së

    Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit për Presidente: S’i trajtoi barabarte palët, u rreshtua krah qeverisë e në shumë raste heshti

    Reporteri
    25 Shkurt 2026 | 22:00
    Vlora Çitaku, PDK

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur kundërshtimin e saj për një mandat të dytë të presidentes Vjosa Osmani.

    Në  T7, Çitaku tha se Osmani nuk ka treguar që trajton të gjitha palët në mënyrë të barabartë gjatë pesë viteve të fundit.

    “Në 5 vitet e fundit nuk është dëshmuar që ka trajtuar barabartë palët, ka pasur raste konkrete kur janë bërë shkelje kushtetuese”, theksoi ajo.

    Sipas Çitakut, Osmani shpesh është rreshtuar me Qeverinë ose ka heshtur ndaj çështjeve kyçe.

    “Shumë raste kur zonja Osmani ose është rreshtuar me Qeverinë ose ka heshtur”, shtoi ajo.

    Çitaku nënvizoi se PDK-ja synon që presidenti i ardhshëm të jetë një personalitet konsensual, që reflekton unitetin qytetar dhe nuk ka borxh politik ndaj asnjë partie:

    “Ne kërkojmë një president konsensual. Duhet të jetë në gjendje të reagojë dhe mbrojë rendin Kushtetues edhe në raport me Qeverinë…Kemi nevojë për një president që nuk i ka borxh politik asnjë partie politike”, tha Çitaku.

    Ajo shtoi se kandidati ose kandidatja duhet të reflektojë unitetin qytetar dhe të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pa qenë partiak.

    “Ne kërkojmë të kemi marrëveshje konsensuale për një personalitet burrë ose grua që duhet të reflektojë unitetin qytetar, nuk do të jetë partiak dhe do të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, përfundoi Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!