×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “A robtë…”, Abelard Tahiri i shan me rob deputetët e pozitës në seancën e Kuvendit

    Reporteri
    28 Prill 2022 | 11:28

    Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po fliste në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës kanë filluar të godasin tavolinat e seancës së Kuvendit të Kosovës.

    Opozita këtë reagim e pati pasi ministrja Haxhiu nisi të deklarohet lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë.

    Pavarësisht kërkesës së kryekuvendarit, Galuk Konjufca që të ndërpritet fjala derisa ata të qetësohen, opozitarët kanë vazhduar me reagimin e tyre.

     

    Nga foltorja, Haxhiu i kërkoi për qetësi, derisa i tha të mos shqetësohet.

    Ndërkohë, ashpër ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  i cili është dëgjuar duke sharë deputetët e pozitës, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, dëgjohet duke thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!