×
  • Extra
  • Extra / Video

    Tentoi të hidhet nga shkëmbi në det, por britaniku përplaset keq me shkëmbinjtë

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 11:23

    Në rrjetet sociale po qarkullon një video e frikshme e aksidentit në qytetin spanjoll, Tenerife, ku mbeti i plagosur një turist 40-vjeçar, me shumë gjasa britanik.

    Ai vendosi të hidhej nga shkëmbinjtë e lartë në det, por e vlerësoi gabimisht dhe u përplas në shkëmbinjtë e mprehtë. Pas goditjes, ai ka rënë në ujë.

    Pas aksidentit, dëshmitarët u hodhën në ujë për të ndihmuar burrin dhe ekipet e shpëtimit u thirrën në vendngjarje.

    Ngjarja ka ndodhur pranë shpellës Charco El Tancon në veri të Tenerife, raportojnë mediat.

     

    Në këtë vend kanë humbur jetën disa turistë, përndryshe qasja është e ndaluar.

    Siç bëhet e ditur, mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda në gjymtyrët e poshtme, ndërsa nuk dihet gjendja aktuale e burrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!