×
  • Lajme
  • Lajme / Opozita

    Abdixhiku: Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 13:10

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një qëndrimi sot në Shtime tha se “Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër”, transmeton Reporteri.net.

    “Këtë mëngjes qëndrova në qytetin e Shtimes. Aty pata takim me 52 bizneset më të mëdha të kësaj Komune. Dëgjova për pikëpamjet dhe brengat e tyre; siç dhe u prezantova projektet kryesore ekonomike të ‘Rrugës së re’”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

    Prezenca e madhe e tyre, tha ai, ishte shenjë e një lidhjeje natyrale që si parti e djathtë kemi me sektorin privat; ndërsa bashkëbisedimi i hapur ishte një mundësi e re drejt përafrimit tonë të vërtetë.

    “Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër. Kosova ka njerëz, iniciativë e sektor privat që mund ta bëjnë zhvillimin fare të lehtë! Fatkeqësisht, mungesa e ambicies së popullistëve ka shkaktuar mungesë të investimeve qeveritare. Mungesa e investimeve ndërsa ka vendosur vendin në deficit rekord tregtar 5 miliardësh, inflacion rekord 30% e rritje ekonomike më të ulëtën në paspavarësi. Kosova mundet më mirë! Do ta bëjmë më mirë!”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!