×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rasti tragjik në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe njërin fëmijë, trupat e dy të tjerëve u gjetën

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 16:48

    Tashmë trupat e dy fëmijëve të mbytur në lumin Buna janë gjetur, derisa po vazhdojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Fillimisht njëri nga peshkatarët e zonës hasi në trupin e 9-vjeçares, derisa ditën e sotme Ministri i Brendshëm Taulant Balla konfirmoi edhe gjetjen e trupit të fëmijës tjetër.

    “Fatkeqësisht, dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave. Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria. Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë”, deklaroi ministri Balla.

    Lidhur me rastin, është arrestuar 31-vjeçari, bashkëshorti i gruas e cila dyshohet se bashkë me tre fëmijët e saj është vetëmbytur në lumin Buna.

    Poashtu janë sekuestruar kamerat përreth zonës, dhe është raportuar se fillimisht gruaja bashkë me tre fëmijët kishte pirë kafe me kunatën e saj, pak para tragjedisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!