×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet serbi në Gjilan, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje të rëndë në Mal të Zi

    Reporteri
    24 Maj 2023 | 16:20

    Policia ka njoftuar se ditën e sotme gjatë patrullimit në Gjilan kanë ndaluar një person, S.J., shtetas serb.

    “Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga Stacioni Policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra operacionale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb)”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas policisë, i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shteti i Malit të Zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rëndë’’ dhe “Themelim i organizatës kriminale’’.

    “I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!