×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Dhëndri tenton ta vrasë ish-vjehrrin në Dragash për shkak të mosmarrëveshjes rreth divorcit me vajzën e tij

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 14:13
    Foto: Ilustrim

    Një tentimvrasje ka ndodhur ditën e sotme në Dragash.

    Një person  ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha për gazetën online Reporteri.net se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

    “Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha Gashi për Reporteri.net /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!