×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I MIRË: Kosova afër shërimit të pacientit të parë nga Coronavirusi

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 19:29

    8 raste të reja janë konfirmuar  sot me koronavirus, duke çuar kështu numrin  total të të infektuarve në 71.


    Mirëpo ministri Vitia sapo ka njoftuar se njëri prej tyre mund të jetë shëruar nga ky virus.

    Vitia, megjithatë ka thënë se nevojitet edhe testi kontrollues i cili mund të konfirmojë se Kosova tashmë ka pacientin e parë të shëruar me COVID 19, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë

    Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

    Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

    Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

    T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

    QËNDRONI NË SHTËPI!

    MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!