×
  • Lajme
  • Lajme

    Maskat vetëm për foto, një pamje tregon çka ndodhte në pjesën e pasme të autobusit qeveritar

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 11:58

    Kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës sot mori rrugën për në Tiranë, ku po mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive shqiptare.


    Qeveria në krye me Avdullah Hoti, vendosi që drejt Tiranës të udhëtojë me autobus dhe jo me vetura zyrtare, shkruan Reporteri.net.

    E mëngjesin e sotëm, posa u nisën nga Kosova, ishte kryeministri Hoti ai që u kujdes të informojë publikun se u nisën për takimin në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

    “Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti.

    Në fotografi vërehen zyrtarët qeveritarë të cilët janë të pajisur me maska mbrojtësë kundër COVID-19.

    Por një fotografi e shkrepur nga zëvendëskryeministri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ku shihet së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vërehet se maskat mbrojtëse mungojnë.

    Në ulësen prapa tyre shihet edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i cili po ashtu nuk ka maskë.

    Që nga 1 korriku, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që bartja e maskës të jetë obligative.

    Me ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë parashihen dënime për të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve kompetente.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!