Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po fliste në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës kanë filluar të godasin tavolinat e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Opozita këtë reagim e pati pasi ministrja Haxhiu nisi të deklarohet lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë.
Pavarësisht kërkesës së kryekuvendarit, Galuk Konjufca që të ndërpritet fjala derisa ata të qetësohen, opozitarët kanë vazhduar me reagimin e tyre.
Nga foltorja, Haxhiu i kërkoi për qetësi, derisa i tha të mos shqetësohet.
Ndërkohë, ashpër ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili është dëgjuar duke sharë deputetët e pozitës, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, dëgjohet duke thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




