×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Sekuestrohen gati 500 kg duhan të kontrabanduar në zonën kufitare me Maqedoninë

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 11:38

    Një rast i kontrabandës me mallra është parandaluar dje në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Njësit patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Hani i Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dje, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar.

    Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

    Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar gjithsej, 487.5 kg duhan i gatshëm për treg, i cili është sekuestruar.  Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

    Bëhet fjalë për:

    1. 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,
    2. 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit  marlboro
    3. 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord
    4. 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill
    5. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof
    6. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west
    7. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal
    8. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.

    Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!