Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në rrugën “Shefqet Kuka”, në Tiranë, në ambientet e jashtme të një banese.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, pronari i shtëpisë, personi me inicialet M.G dhe bashkëshortja e tij, D.G.,
Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.