×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryente marrëdhënie me “eskortat” në Tiranë, më pas u zhvaste para, AMP arreston të riun që prezantohej si polic

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 21:58

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si polic dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet.

    Mësohet se i arrestuari, linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte.

    Më pas për të mos i arrestuar, u kërkonte shuma parash.

    Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga i riu i arrestuar./Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!