×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: BE-ja pret themelimin e Asociacionit dhe kthimin e serbëve në institucione

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 14:30

    Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se marrëveshja e arritur të mërkurën në mbrëmje nuk është fundi i procesit, por fillimi i punës në dialog.

    Stano bëri të ditur se Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell së shpejti do të ftojë Kurtin dhe Vuçiqin në një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

    I pyetur rreth deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha sot se serbët do të kthehen në institucione kur të plotësohet “kushti i dytë”, e që sipas Vuçiqit është formimi i Asociacionit, Stano tha se “kthimi i serbëve të Kosovës në institucione ishte një nga pritjet themelore të BE-së dhe se e njëjta vlen edhe për formimin e Asociascionit”.

    Mes tjerash, Stano tha se marrëveshja e arritur mbrëmë do e lejojë që të fillojë një fazë e re e trajtimit të çështjeve në mënyrë të qëndrueshme dhe për të shmangur krizën.

    “Është e rëndësishme të realizohen marrëveshjet që janë bërë në dialog dhe është një mesazh që Bashkimi Evropian ua ka dërguar vazhdimisht të dyja palëve dhe në lidhje me hapin e radhës pas asaj marrëveshjeje që u bë mbrëmë në Bruksel, është e rëndësishme të vazhdojmë tutje. Përfaqësuesi i Lartë tashmë tregoi dhe i ftoi të dy liderët në Bruksel për të punuar dhe vazhduar punën për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE, kështu që sigurisht puna është ende në vazhdim dhe nuk është fundi i procesit. Ky është fillimi i punës që shpresojmë se do të kemi dalë nga kjo mënyrë e përhershme e mbjelljes së krizës dhe do të na sjellë ose do të na lejojë të hyjmë në një fazë të re të trajtimit të çështjeve në mënyrë të qëndrueshme dhe për të shmangur krizën”, tha Stano.

    Dy versione të ndryshme të ujdisë për targat “KM, etj”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!