Sonte me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Man United, duel ky në kuadër të xhiros së 23 në Premierligë.
Djelmoshat e Klopp kërkojnë që me çdo kusht sonte të fitojnë kundër Man United, kjo për ta vazhduar serinë pozitive pa humbjen në 23 ndeshje, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa, Solskaer, me djelmoshat e tij e ka qëllimin që në këtë ndeshje të bëjnë më të mirën, dhe të mundohet t’i marr tre pikë të plota nga tempulli i Liverpoolit, “Anfield”.
Kujtojmë se Liverpooli aktualisht numëron 61 pikë në 22 ndeshje, ndërsa United ka 34 pikë dhe ndodhet në vendin e 5’të.
Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.