Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në zyret e LVV-së në orën 13:00.
Nga kjo parti nuk kanë njoftuar se cila është arsyeja e mbajtjes së kësaj konference.
Kohët e fundit kanë qenë të shumta kritikat e zyrtarëve të VV-së ndaj Qeverisë Hoti.
Ata po ashtu po ashtu bëjnë thirrje tek Partia Demokratike që ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit dhe ta rrëzojnë këtë Qeveri.