×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Kurti kujton 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës: Ky vit shënon pranimin e Kosovës në organizatë, kemi plotësuar kriteret

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 19:43

    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar përvjetorin e 75-të të themelimit të Këshillit të Evropës.

    “Sot, 75 vjet më parë, u themelua organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut – Këshilli i Evropës”, ka shkruar Kurti në platformën X.

    Ai ka kujtuar se Kosova tashmë është një vend që plotëson kriteret dhe do të anëtarësohet në organizatë.

    “Ky vit shënon pranimin e Kosovës në organizatë si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për respektimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në platformën X.

    Në fund të javës pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë më shumë qartësi nëse Kosova do të kalojë edhe fazën finale të anëtarësimit në këtë institucion.

    Së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të KiE duhet të jene në favor të Kosovës në mbledhjen e 16 majit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!