×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Kurti shkruan për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 21:43

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë dhe nga aty ka shprehur mbështetjen për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit.

    Ai vlerëson se “vota për ta, është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik”.

    Sipas tij, këto vlera janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale.

    Postimi i tij:

    Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë.

    Ishim në Berlin, në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë, ku përkrah edhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, shprehëm mbështetjen për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit.

    Vota për ta, është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik. Këto janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale që tentojnë të na rikthejnë në periudhat e zymta dhe të errëta të shekullit të kaluar, por edhe nga parti të djathta që në vend se të distancohen, koketojnë me ta.

    Konferenca udhëhiqej nga motoja “Ne qëndrojmë të bashkuar – për Evropën tonë”. Sepse vetëm të unifikuar, mund t’ia dalim suksesshëm me vështirësitë e të tejkalojmë sfidat që na paraqiten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!