Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 të prekur me Covid-19, duke e çuar në 487 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me coronavirus 284 persona, nga 1278 testime të kryera.
Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10808 janë shëruar.